Arrestohet hajni i pikturave të artit, një pjesë e tyre iu kthyen pronarit

Zyrtarët policorë në njësin Qendër kanë privuar nga liria E.D. (33) nga Shkupi.

Ndaj tij është lëshuar fletarrest vendor, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vjedhje të rënda të pikturave artistike nga libraria në rrugën “Gjuro Strugar” në Shkup, e realizuar më 26 dhe 27 qershor 2022.

Disa nga veprat e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit.

E.D. është ndaluar në Stacionin Policor Qendër dhe në koordinim me Prokurorin Publik ndaj tij është bërë kallëzim penal për veprën penale “vjedhje e rëndë”, e dënueshme nga neni 236 i Kodit Penal .