Koulibaly: Nuk do të shkoj kurrë në Juventus

Qendërmbrojtësit i Napolit, Kalidou Koulibaly ka folur në lidhje me transferimin e tij te Juventusi.

Koulibaly ka kontratë me Napoli deri në vitin e ardhshëm, ndërsa rinovimi ende nuk është arritur.

Kjo ka ndikuar që disa ekipe të shfaqin interesim për të, në mesin e tyre edhe Juventusi.

Por, sipas gazetës ‘IlMattino’, senegalezi ka thënë që nuk do të transferohet kurrë te ‘Zonja e Vjetër’.

“Jo, nuk do të shkoj kurrë në Juve”, thuhet se ishin fjalët e tij, përcjell lajmi.net.

Përveç Juventusit edhe Barcelona ka shfaqur interesim për mbrojtësin.