Mbappe ishte afër të largohej nga kombëtarja, pas humbjes së penalltisë ndaj Zvicrës

Kylian Mbappe ka qenë pranë të largohet nga kombëtarja franceze, pasi humbi penalltinë ndaj Zvicrës.

Në ndeshjen e raundit të 1/16 në kampionatin evropian Euro 2020 ndaj Zvicrës, Franca u mposhtë.

Ndeshja u mbyll 3:3 dhe më pas shkoi në penallti.

Ishte pikërisht ylli i skuadrës franceze, Kylian Mbappe që e humbi penalltinë dhe kombëtarja e tij u eliminua.

Pas atij momenti, francezi u sulmua mjaft shumë dhe sipas presidentit të federatës franceze, ai ishte afër ta linte kombëtaren.

“Ne u takuam pas ndeshjes. Ai ishte i zemëruar, nuk donte të luante më për skuadrën franceze – gjë që padyshim nuk e kishte menduar”, tha Noel Le Graet, përcjell lajmi.net.

Por, diçka e tillë nuk ndodhi, pasi Mbappe vazhdon të jetë lojtar shumë i rëndësishëm për kombëtaren franceze.