Chelsea interesohet për Sterling

Chelsea kanë shfaqur interesim për sulmuesin e Manchester City, Raheem Sterling.

E ardhmja e Sterling është larg ‘Etihad’, ndërsa disa ekipe kanë shfaqur interesim për të.

Sipas Fabrizio Romano, së fundmi është Chelsea që ka shfaqur interesim për Sterling, përcjell lajmi.net.

Nuk ka ndonjë kontakt në mes dy drejtuesve të klubit, por ‘Blutë e Londrës’ po shqyrtojnë situatën e tij.

Arsenal dhe Real Madrid gjithashtu janë në garë për anglezin.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e ylli të Man Cityt.