Prishet tradita: Eurovisioni i radhës nuk mbahet në Ukrainë, ky pritet të jetë shteti mikpritës

Members of the band "Kalush Orchestra" pose onstage with the winner's trophy and Ukraine's flags after winning on behalf of Ukraine the Eurovision Song contest 2022 on May 14, 2022 at the Pala Alpitour venue in Turin. (Photo by Marco BERTORELLO / AFP) (Photo by MARCO BERTORELLO/AFP via Getty Images)

Këtë vit festivalin Evropian të këngës e fitoi Ukraina.

E traditë e Eurovisionit është që fituesi ta organizojë konkursin vitin pasues, mirëpo duke siguruar disa kritere.

Por, EBU duke marrë parasysh rrethanat aktuale të luftës, raporton se Eurovision 2023 nuk do mund të mbahet në Ukrainë.

Ndaj, si rezultat i këtij vendimi, që ky festival të vazhdojë tutje, EBU tani do të fillojë diskutimet me BBC-në që ky eveniment të mbahet në Britaninë e Madhe.