Arsenali është shumë afër arritjes së marrëveshjes me mesfushorin Youri Tielemans të Leicester Cityt.
Sipas asaj që bën të ditur The Mirror, lojtari është pajtuar me kushtet që i janë ofruar dhe ka mbetur vetëm edhe dakordimi në nivel klubesh.
“Topçinjtë” dëshirojnë ta përforcojnë repartin e mesfushës për shkak të pak alternativave të ofruara nga formacioni aktual për Mikel Artetan.
Tielemans luan si mesfushor defanziv, pozitë në të cilën do ta gjejë konkurrencën e Granit Xhakas, Thomas Parteyt, Sambi Lokongas dhe Mohamed El Nenyt.
Pos në mesfushë, londinezët dëshirojnë t’i “blindojnë” edhe pozitat e tjera. Në sulm do të tentohet Gabriel Jesus, kurse në krah të mbrojtjes Max Aarons.




