Suarez arrin marrëveshje me River Platen

Luis Suarez ka arritur marrëveshje me skuadrën e River Plates për një transferim të tij gjatë merkatos së verës.

Lojtari nuk e ka ndërmend të vijojë të luajë edhe më tutje në Evropë, andaj ka vendosur që t’i bartë valixhet drejt Amerikës Jugore.

‘Pistolero’ ka pasur edhe disa oferta në Itali nga Fiorentina, Juventusi dhe Lazio –por ai tani do të udhëtojë në Buenos Aires këtë fundjavë për të mbyllur transferimin.

Së fundmi, Suarez luajti për Atletico Madrid, skuadër tek e cila e fitoi një titull kampion.