Maitland-Niles po kërkohet nga Nottingam Foresti

Ainsley Maitland-Niles është duke u kërkuar nga skuadra e Nottingham Forestit.

Ekipi anglez, që do të luajë në elitën e futbollit anglez sezonin që po vjen, dëshiron të përforcohet sa më shumë në këtë merkato me emra cilësorë në mënyrë që të rivalizojë sa më shumë për mbetjen e mëtejme në nivelin më të lartë të futbollit anglez.

Nisur nga kjo, është pikërisht Niles si i targetuari i parë që pritet të intensifikohen përpjekjet për të.

Anglezi po gjen shumë pak hapësira tek Arsenali, për çka u huazua disa herë gjatë viteve të fundit.

Kjo situatë nuk po i pëlqen anësorit këmbëshpejt që synon të ngritet në karrierë duke pasur minutazhë më të madhe në këmbët e tij.

Pikërisht Nottingham Foresti është skuadra që mund t’i garantojë diçka të tillë futbollistit.