Kovaçevski: Maqedonia e Veriut mbështet politikën e zgjerimit të NATO-s

Republika e Maqedonisë së Veriut mbështet politikën në lidhje me zgjerimin e NATO-s, si dhe politikën e dyerve të hapura për të gjitha vendet që ndajnë vlerat e Aleancës së NATO-s dhe Marrëveshjes së Uashingtonit, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të një pyetjeje të gazetarëve, në konferencë e përbashkët për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Sholc në Qeveri.

“Ne jemi shteti më i ri anëtar i NATO-s dhe për shkak të politikës së dyerve të hapura të NATO-s Republika e Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të vendimeve të vështira që kemi marrë brenda vendit jemi anëtare e NATO-s dhe në procesin e integrimit në NATO dëshmuam se jemi vendi i cili historikisht më së shpejti është integruar në sistemin ushtarak të NATO-s, natyrisht edhe në atë politik”, deklaroi Kovaçevski.

Ai shtoi se në Samitin e NATO-s në Madrid, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do t’i shpreh qëndrimet e vendit lidhur me vendimet e mëtejshme të NATO-s.