Vetëm të pasurit mund të shkojnë në haxhxh?! Fetahu për çmimin €5700 : Kjo po ndodh për shkak të TVSH-së

Për të shkuar këtë vit në Haxh do të ju nevojiten së paku 5.700 euro, por a kanë mundësi besimtarët mysliman që të paguajnë këtë shumë, në vazhdim do të pyesim disa qytetarë.

Për shtrenjtë, është shtrenjtë, 5.500 shumë shtrenjtë është, nuk ka para, por kush ka për shembull kurbetxhinjtë ose zanatçinjtë. A mendoni se këtë vit do të shkojnë më pak? Sivjet më pak do të shkojnë meqë është 5.500.

Këtë vit vështirë, dikush ka por për të tjerët vështirë.

Со едноставен трик трајно излечете ја габата на вашите стапала!
Kam qenë dy herë. A do të donit pak të shkonit? Po që sot do të doja. Sa keni paguar kur keni qenë? Nga 1.200 euro patëm paguar, ishte nga viti 2009. Çfarë mendoni tani për këtë çmim? Shumë është, shumë, por ata që kanë përsëri do të shkojnë, ndërsa të varfërit do të presin një mundësi tjetër.

Kush ka punuar për atë ditë dhe i ka paratë e veta, nuk ka kurrëfarë problem aty. A mendoni se është shtrenjt? Çmimi është shumë i shtrenjt asesi nuk mundem me lidh çmimin e Haxhit me atë të Umres, por në tërë rajonin është ai çmim.

Për dallim nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova ku haxhi kushton 5.700 euro, në Shqipëri ky shërbim kushton 4.900. Në lidhje me çmimin e rritur, krye i BFI-së për TV21 thotë se kjo po ndodh për shkak të rritjes së të gjitha çmimeve dhe vendosjes së TVSH-së e cila nuk ka qenë më parë.

“Këtë vit do të kemi një çmim më të lartë se viteve që është organizuar, viteve të fundit, për arsye se tashmë Arabia Saudite ka vendosur kushte të veçanta për shkak të coronavirusit. Tashmë paguhet gjithçka në Arabinë Saudite ka shumë çështje që kanë qenë pa pagesë e tashmë kanë vendosur pagesë, biles kanë vendosur edhe TVSH, çdo pagesë do të ketë TVSH”- deklaroi

Reis ulema h. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Edhe për kundër shtrenjtimit, kreu i BFI-së tregon se interesimi ka qenë shumë i lartë dhe të gjitha 905 vendet janë plotësuar.

Ndërkaq shton se Ligji i Ministrisë së Haxhit ka paraparë që këtë vit të kufizohet mosha e haxhilerëve, edhe atë personat mbi 65 vjet nuk mund ta kryejnë këtë obligim fetar.

Ndryshe Haxh, është shkuarja dhe qëndrimi në Arafat dhe Tavafi i Qabes në kohën e caktuar. Haxhin e ka obligim çdo mysliman e myslimane, së paku një herë në jetën e tij, nëse ka mundësi.