Zelensky e shkarkon nga detyra shefin e sigurisë së Kharkivit

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, e ka shkarkuar nga detyra shefin e sigurisë së qytetit Kharkiv.

Zelensky tha se këtë vendim e mori pasi për shkak të përformancës së dobët në mbrojtjen e qytetit.

Kreu i shtetit ukrainas e vizitoi këtë qytet për herë të parë pas agresionit rus të nisur më 24 shkurt.

Në pamjet e publikuara, Volodymyr Zelensky, i veshur me jelek antiplumb.

Gjatë vizitës së tij, ai u takua gjithashtu me guvernatorin e rajonit të Kharkiv dhe kryetarin e bashkisë së qytetit të dytë më të madh të vendit.