Liverpool i vendos çmimin Manes

Liverpool vendos çmimin për Sadio Mane

Mane ka kontratë me ‘Reds’ deri në vitin 2023, por largimi i tij gjatë kësaj vere duket i pashmangshëm.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por ishte vetë lojtari që pas finales së Ligës së Kampionëve i falënderoi të gjithë dhe i urojë më të mirën Liverpoolit.

E, fjalët e senegalezit lënë të kuptojnë që periudha e tij në ‘Anfield’ ka përfunduar.

Siç njofton ‘Fichajes’, Liverpool tashmë i kanë vendosur çmimin Manes, përcjell lajmi.net.

Ekipi që dëshiron të marrë shërbimet e lojtarit do duhet t`i paguajnë 40 milionë euro gjigantit anglez.

Në anën tjetër Mane duket se i ka dhënë dritën jeshile kontratës trevjeçare të ofruar nga Bayern Munich. Sigurisht që zbarkimi i tij në ‘Allianz Arena’ nuk do të jetë i mundur derisa bavarezët të arrijnë marrëveshjen përkatëse me Reds.