Brenda 6 orëve, policia dënoi 30 shoferë të dehur në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit

Policët e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë mbrëmjen mes 28 dhe 29 maj, gjegjësisht nga ora 23 deri në ora 05, në zonën Tetovë-Gostivar kanë kryer një aksion kontroll për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, përcjell TV21. Brenda 6 orëve policia ka arritur të sanksionojë 30 shoferë që kanë vozitur nën ndikim të alkoolit, 20 prej të cilëve në rajonin e Tetovës, kurse 10 në rajonin e Gostivarit.

“Gjithashtu, janë sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-12 dhe GV-4)”, thonë nga SPB-Tetovë.