Rodri në lidhje me të ardhmen e tij: Nuk i dihet, por jam i lumtur te City

MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 15: Rodri of Manchester City in action during the Premier League match between Manchester City and West Bromwich Albion at Etihad Stadium on December 15, 2020 in Manchester, England. The match will be played without fans, behind closed doors as a Covid-19 precaution. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri, ka folur për të ardhmen e tij në futboll.

Në një intervistë të dhënë për Dario AS, vetë lojtari ka thënë se nuk i dihet se cfarë do të ndodhë më vonë, mirëpo aktualisht ai është i kënaqur me situatën në Manchester City.

“Në futboll asnjëherë nuk i dihet. Synoj projekte që më bëjnë në ngrihem në karrierë dhe ky projekt i Cityt është spektakolar”, tha ndër të tjera Rodri.

Rodri po kalon në një superformë me “Qytetarët”, duke e fituar Premier Leaguen për herë të dytë radhazi.