Arteta për Saliban: Ai do të kthehet në verë

Mikel Arteta ka folur në lidhje me situatën që po kalon mbrojtësi William Saliba.

Francezi ishte i huazuar këtë sezon në Marsellie, skuadër me të cilën bëri paraqitje të mira.

I pyetur në lidhje me situatën e lojtarit, trajneri i tij tek Arsenali tha se 23-vjeçari do të kthehet në “Emirates Stadium” pikërisht këtë verë.

“Saliba do të kthehet. Ai e ka eksperiencën për të qenë garues me ne. Ne e dërguam në Marsellie për t’u përmirësuar edhe më shumë”, tha fillimisht tekniku spanjoll.

“William dëshironte të ishte startues, sikurse e dini, por tanimë ne dëshirojmë që ai të jetë me ne”, shtoi tutje Arteta.

Me ardhjen e Salibas pritet të jetë një mbrojtje solide, me Gabriel e White që kanë pasur një sezon të mirë.