Tashmë e sigurt: Gabriel Jesus do të largohet nga Man City – Arsenali i interesuar për lojtarin

Gabriel Jesus do të largohet këtë verë nga Manchester City.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari do t’i ndajë rrugët me “Qytetarët” dhe është Arsenali e cila do të tentojë ta marrë futbollistin.

Vetë braziliani ditë më parë deklaroi se e ardhmja e tij është e paqartë, pas ardhjes së Erling Haaland në “Etihad Stadium”.

Në anën tjetër, Arsenali, pas largimit të Alexandre Lacazette si lojtar i lirë, do të tentojë të përforcojë radhët e veta me elementë cilësorë për majën e sulmit.

Vlera e lojtarit në treg sillet diku rreth 50 milionë euro, shifër të cilën “Gunners” mund ta përballojnë.