Robert Berisha ditëve të fundit është kthyer në qendër të vëmendjes.
Kjo pasi ai publikisht deklaroi se është në një lidhje.
Madje ai u përfol edhe për një krisje të marrëdhënies mes Robert Berishës dhe ish-bashkëshortes së tij, Nora Istrefi.
Ish partnerët nuk e ndjekin njëri-tjetrin as në rrjetet sociale, madje u vu re edhe mungesa e Robertit në ditëlindjen e Renee, të cilën ja festoi Nora.
Megjithatë Roberti ka postuar në rrjetet sociale një foto ku ka qenë i pranishëm në një event në Londër.
Si duket kjo është e vetmja arsye e cila ka shtyrë atë të mungojë në ditëlindjen e vajzës.
Megjithatë ai e ka uruar atë publikisht me atë një fotoje që ka postuar në ‘Instagram’.