Vjosa Osmani si asnjëherë më parë, e kuruar në secilin detaj

Disenjatori i njohur, Valdrin Sahiti, është duke realizuar sonte një nga organizimet më të mëdha në botën e modës.

I njëjti ka ftuar emra të njohur të showbizit, të politikës, por edhe më gjerë ku do të shohin nga afër disa nga krijimet e tij në botën e modës.

Por e pranishme në këtë event është edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Madje në një fotografi të publikuar nga bashkëshortja e Valdrin Sahitit, presidentja Osmani duket krejt ndryshe, me më shumë grim por që padyshim duket mjaftë bukur.