Ukraina me fanella të reja – në dizajn përfshihet edhe flamuri i Kosovës

Kombëtarja e Ukrainës ka lansuar fanella të reja.

Një edicion special i fanellave të Ukrainës është bërë i njohur tashmë për tifozët e futbollit.

Dizajni i ri dhe mesazhi në fanellën e kombëtares së Ukrainës është thjeshtë brilant, përcjell lajmi.net.

Në fanellën e re të ukrainasve shihet madje edhe flamuri i Kosovës.

Krejt kjo në një kufizim të hartës së Ukrainës, me një vijë kufiri që shënjohet nga flamujt e gjithë botës, me mesazhin “Të bashkuar për Ukrainën”.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell fanellën në fjalë. /Lajmi.net/