Real Madrid në mesin e skuadrave të interesuara për Gnabry

Skuadra e Real Madrid është në mesin e atyre që kanë shfaqur interesim për Serge Gnabry.

Raportime të ‘Fichajes’ bëjnë të ditur se ‘Los Blancos’ kanë shtuar 26 vjeçarin në listën e dëshirave, përcjell lajmi.net.

Gjermani është në muajt e fundit të kontratës së tij me Bayern dhe po shqyrton opsionet për një aventurë të re.

Real Madrid thuhet se e duan atë për të mbuluar krahun e djathtë të sulmit, si forcë shtesë për Vinicius JR.

Serge Gnabry ka regjistruar shifra dyshifrore në gola të shënuara në gjashtë edicione radhazi në Bundesliga.

Ai po ashtu ka një eksperiencë të madhe në Champions League, që e bën edhe më të pëlqyer për Realin.