Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje OKB-së për ndihmë për të shpëtuar jetën e ukrainasve të mbetur të plagosur të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.
Në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres mbrëmë, Zelensky falënderoi OKB-në për një evakuim të suksesshëm nga fabrika e çelikut këtë javë e cila shpëtoi më shumë se 100 njerëz nga fabrika e çelikut, por i bëri thirrje OKB-së të “ndihmojë në largimin të gjithë të plagosurve nga Azovstal”.
“Jetët e njerëzve që kanë mbetur atje janë në rrezik”, tha Zelensky.
Rreth 200 civilë besohet se janë strehuar brenda fabrikës.