Rusia provokon Suedinë, fut avionin në hapësirën e saj ajrore

Një avion zbulues rus ka shkelur për një kohë të shkurtër hapësirën ajrore suedeze, njoftoi sot shtabi i përgjithshëm skandinav, autoritetet e të cilit po shqyrtojnë një aplikim të mundshëm për anëtarësim në NATO, pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Një avion rus AN-30 shkeli hapësirën ajrore suedeze të premten mbrëma”, tha Ministria suedeze e Mbrojtjes në një deklaratë, duke shtuar se ekuipazhi  e saj ka monitoruar incidentin dhe e ka fotografuar .

Aeroplanët luftarakë suedezë ndoqën incidentin dhe fotografuan avionin rus”, tha ministria e mbrojtjes.

Ministri suedez i mbrojtjes Peter Hultqvist dënoi incidentin e së premtes, i cili ndodhi në sfondin e aplikimit të parashikuar të Suedisë për anëtarësim në NATO, të cilit Rusia e kundërshton fuqishëm, edhe Finlanda fqinje pritet të aplikojë.

“Ky veprim është joprofesional dhe duke pasur parasysh situatën e përgjithshme të sigurisë, jashtëzakonisht i papërshtatshëm. Sovraniteti suedez duhet të respektohet gjithmonë.” 

Suedia dhe Finlanda pritet të aplikojnë për anëtarësim në NATO në javët e ardhshme, një veprim që dikur ishte i paimagjinueshëm.