Tyson tregon se ka zhvilluar meçe për t`i fituar, jo për para

Tyson Fury ka treguar se ndeshjet të cilat i ka zhvilluar ishin për t`i fituar jo për para.

Tyson mbrojti titullin e tij në WBC të shtunën mbrëma, duke mposhtur Dillian Whyte, përpara 94.000 tifozëve në ‘Wembley’.

Pas fitores fenomenale, përveç pensionimit ai u pyet edhe në lidhje me parat që ai ka fituar ndër vite gjatë përballjeve që ai ka zhvilluar.

“Ka shumë para për të fituar. Por për mua nuk kam qenë kurrë për para. Më pëlqen boksi dhe jam paguar për atë. Por nuk është gjithçka në fund”, tha Tyson, përcjell lajmi.net.

Ai më pas vazhdoi duke thënë se ka zhvilluar meçe, pasi ka dashur vetëm fitoren asgjë tjetër.

“Nuk ka të bëjë as me rripa për mua, nuk ka të bëjë me trashëgimi, nuk ka të bëjë me asgjë përveç goditjes në fytyrën e një kundërshtari. Gjithçka që dua të bëj është të fitoj”, vazhdoi kampioni i peshave të rënda.

Me fitoren ndaj Whyte, Tyson ka arritur në 32 fitore në gjithsej 33 ndeshja sa ka zhvilluar, ndërsa ka vetëm një barazim gjatë gjithë karrierës së tij si boksier.