Një autobus i cili ka transferuar rojtarë të burgut në Turqinë perëndimore është hedhur në ajër me një mjet shpërthyes të improvizuar, deklaroi ministri turk i Punëve të Brendshme Sulejman Sojlu.
“Njëri nga rojtarët tanë humbi jetën kur mjeti shpërthyes i improvizuar ishte aktivizuar derisa autobusi qarkullonte në rrugën Bursa-Mudanja. Në vijim është hetimi për t’u kapur autorët”, shënoi ai në Tuiter.
Sipas TV24, në shpërthim humbi jetën një person, ndërsa edhe tetë të tjerë u lënduan.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 sipas kohës lokale në rajonin Osmangazi. Inspektorët theksojnë se është e mundur të jetë një akt terrorist.
Guvernatori i Bursës Jakup Xhanbolat deklaroi për gazetarët se sipas informatave preliminare për shpërthimin është përdorur mjet i improvizuar me telekomandë nga distanca.
Xhanbolat tha se në autobus ka pasur rreth 30 njerëz. Sipas tij, të gjithë janë dërguar në spital.
Tani për tani askush nuk e ndërmori përgjegjësinë për sulmin.