Qendra Dokumentuese-Informative Veritas ka paralajmëruar qytetarët serbë që udhëtojnë në Kroaci se disa postime në rrjetet sociale mund të sjellin procedura gjyqësore dhe administrative.
Sipas Veritasit, autoritetet kroate mund t’i trajtojnë disa publikime si shkelje të rendit dhe qetësisë publike, përfshirë edhe glorifikimin e personave të dënuar për krime lufte.
Pasojat, sipas kësaj organizate, mund të jenë gjobë, dënim me kusht, madje edhe ndalim hyrjeje në BE.
Paralajmërimi vjen pas arrestimit të futbollistit serb Branislav Joke në Bolman dhe procedimit të artistes Svetlana Spajiq në Zadar.
Veritas pretendon se, edhe pas një vendimi të gjykatës për kundërvajtje, ndaj shtetasve serbë mund të vijojnë procedurat administrative.



