Diego Simeone: Guardiola ishte me fat që kishte Messin, Xavin e Iniestën

Diego Simeone para ndeshjes Manchester City – Atletico Madrid ka bërë një krahasim interesant në mes të tij dhe Guardiolas.

Argjentinasi u shpreh se, ndryshe nga homologu i tij Pep Guardiola, ai nuk e ka pasur rastin të stërvisë lojtarë të kalibrit të Messit, Xavit, Iniestës, Busquets apo Pique.

Përkundër talentit, sipas Simeones, Guardiola ka qenë edhe me fat që i ka rastisur të provojë diçka të tillë, transmeton lajmi.net

“Unë asnjëherë nuk pata mundësi ta kisha në skuadrën time Xavin, Busquets, Iniestën, Pique apo Messi. Përveç talentit të Guardiolas, ai gjithashtu ishte me fat që trajnonte lojtarë të tillë fantastikë”, u shpreh ai.

Manchester City do të përballet me Atletico Madridin këtë të martë më fillim nga ora 21:00, në kuadër të Champions League.