Stoltenberg: Kam frikë se do të shohim më shumë mizori nga rusët në Ukrainë

epa09706742 NATO Secretary General Jens Stoltenberg during a joint press conference at the end of a meeting at the NATO headquarters in Brussels, Belgium, 24 January 2022. The Finnish and Swedish foreign ministers are at NATO for talks on cooperations in the Baltic Sea. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel shprehur frikën për më shumë mizori nga Rusia në Ukrainë, pas asaj në Bucha.

“Kam frikë se do të shohim më shumë mizori,” tha ai.

Stoltenberg u shpreh gjithashtu se do të mirëpriste Finlandën dhe Suedinë në aleancën e NATO-s nëse vendosin të bashkohen, por çdo lëvizje e tillë varet nga të dy kombet.

“Nëse ata aplikojnë, unë pres që 30 aleatë do t’i mirëpresin.” /abcnews.al