Në Maqedoni janë regjistruar mbi 598 mijë amvisëri!

Regjistrimi në Maqedoninë e Veriut ka treguar se në vendin tonë gjithsej ka 598.632 amvisëri. Komuna më e vogël në vend është Zërnovci, ndërsa më e madhja është Kumanova. Janë evidentuar edhe 207 vendbanime të zbrazëta. Numri i personave të huaj të pranishëm në vendin tonë për më pak se 12 muaj është 1.674.

“Regjistrimi u krye me sukses dhe profesionalizëm. Ekipi i Entit shtetëror për statistikë tregoi se mundet dhe di ,se është një nga institucionet më profesionale në vend, tha Apostoll Simovski, drejtor i EShS-së.