Xavi do të përfshihet në bisedimet për rinovimin e kontratës së Gavi

Xavi Hernandez duket se është gati të marrë punët në duar për të rinovuar kontratën e mesfushorit të skuadrës, Gavi.

Trajneri i Barcelonës, Xavi është i gatshëm të diskutojë me Ivan de la Pena, për mesfushorin e talentuar.

Sipas ‘Sport’, rinovimi me Gavi është diçka që Barca e ka prioritet. Ai mbetet pa kontratë në fund të sezonit, por është pjesë e rëndësishme e planeve të Xavi, transmeton lajmi.net.

Xavi kësisoj ka vendosur të përfshihet vet në negociata, për të zhbllokuar situatën.

Thuhet se trajneri do të bisedojë me Ivan de la Pena, agjentin e Gavi, për të shpjeguar projektin dhe të ndihmojë për rinovimin.