Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka deklaruar se jo vetëm provimi i jurisprudencës, por të gjitha provimet profesionale do të mund të jepen në gjuhën shqipe.
Sipas Azizit, kjo do të shënonte një hap të rëndësishëm drejt barazisë gjuhësore dhe respektimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Urime të gjithë shqiptarëve, e në veçanti studentëve që do t’u nënshtrohen provimeve profesionale në gjuhën shqipe, pas 35 vitesh pritjeje!”, ka shkruar ai.
Azizi e ka cilësuar këtë zhvillim si një arritje të rëndësishme për përdorimin e shqipes në provimet profesionale.





