Carlo Ancelotti dëshira e Italisë

Nëse Roberto Mancini vendos të japë dorëheqje si trajneri i Italisë, ata e duan Carlo Ancelottin në krye.

E ardhmja e Mancinit me kombëtaren e Italisë është në pikëpyetje.

Kjo pasi trajneri u pyet pas humbjes 1:0 ndaj Maqedonisë së Veriut, ai tha se ende nuk di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time.

“Do ta shohim”, ishin fjalët e trajnerit italian, përcjell lajmi.net.

Sipas ‘Gazeta dello Sport’, nëse Mancini largohet, Ancelotti është dëshira e Italisë.

Problemi për Italinë është se Real Madridi, nuk po e mendon largimin e italianit, i cili ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në vitin 2023, me opsion zgjatje edhe për një vit.

Real Madridi nën drejtimin e Ancelotti janë në vendin e parë në La Liga, me nëntë pikë larg ndjekësit të dytë, Sevilla gjithashtu janë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.