Manchester United janë afër rinovimit me Bruno Fernandes

Bruno Fernandes do të vazhdojë edhe më tej te Manchester United.

‘Djajtë e Kuq’ e shohin Fernandes si një lojtar kyç për të ardhmen e tyre, andaj i kanë ofruar rinovimin e kontratës.

Kontrata e tij aktuale i përfundon në qershor të vitit 2025, por United duan ta sigurojnë lojtarin për një kohë edhe më të gjatë.

Portugezi dhe ekipi janë afër marrëveshjes, për rinovimin e kontratës, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, marrëveshja tani është në fazën përfundimtare pas hapjes së bisedimeve korrikun e vitit të kaluar.

Fernandes në 27 paraqitje këtë sezon, ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.