Mbesa dy vjeçare e Remzie Osmanit këndon ëmbël këngën e ditëlindjes

Mbrëmë në familjen e Remzie Osmanit kishte festë, pasi mbesa e saj festoi dy vjetorin e lindjes.

Kjo festë u përcoll me urimet më të përzemërta nga prindërit, nga gjyshërit dhe familjarët e ngushtë, shkruan lajmi.net.

Babai i Emës, Hamza, në rrjetin social “Facebook” ka ndarë një video ku shihet vogëlushja duke kënduar këngën e ditëlindjes.

Ema si duket po ecën në hapat e gjyshes së saj, Remzies.

Kujtojmë se këngëtarja Remzie Osmani, në intervista të shumta ka treguar dashurinë që ka për mbesën dhe përmes rrjeteve sociale ajo ndan imazhe të ndryshme.