Sulmet ruse godasin qendrën e Kharkiv (VIDEO)

Qendra e Kharkiv është goditur nga një sulm rus.

Një video virale në kanalet e mediave sociale ukrainase tregon një raketë që përplaset në pjesën e përparme të ndërtesës së Administratës Rajonale Shtetërore. Kjo shkaktoi një shpërthim të madh.

Video e pasojave tregon makina të djegura dhe mbeturina në sheshin e qytetit. Nuk raportohet ende për të lënduar apo viktima.

Qyteti verilindor i Kharkiv-it ka pasur luftime të ashpra dhe bombardime ajrore në ditët e fundit. Është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe shtëpia e 1.6 milionë banorëve, transmeton Klankosova.tv.