Sot pasdite në rrugën “Todor Vellkov” në Kumanovë, respektivisht tek ndërtesa e quajtur “Zhitomell”, një 15-vjeçar deri sa po luante me shokët është rrëzuat nga kati i pestë i godinës.
15-vjeçari (E.S) fillimisht është dërguar në Spitalin e Kumanovës, ku pasi janë konstatuar lëndime të rënda në pjesën e kokës është nisur me urgjencë drejt Klinikës Universitare në Shkup.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, 15-vjeçari po mbahet në kujdes intensiv.