Habi në BDI: “Deputetët tanë propozojnë ligj anti-bixhoz, kurse ministri jonë kazinon në lokal”

Propozim -ligji për lojërat e fatit u propozua nga deputetët e BDI-së, pasi lëvizja kundër bixhozit nisi protestat kundër hapjes së bastoreve dhe kazinove pranë vendeve ku ka të rinj. Ndryshimet fillimisht parashikuan që kazinotë dhe bastoret të jenë 500 metra në vijë ajrore larg shkollave, objekteve fetare, kopshteve për fëmijë dhe nga institucionet e arsimit të lartë. Propozim ligji të hënën do të dorëzohet në Komisionin e Financave në Kuvend, me procedurë të shkurtuar.
Ky propozim ligj ka habitur edhe vetë përfaqesues të BDI-së. “Deputetët tanë propozojnë ligj antibixhoz, kurse ministri jonë e ka dhënë lokalin e tij me qera për bastore, ku ka edhe aparate të bixhozit. Këto lojëra politike vetëm i revoltojnë qytetarët dhe mund të na humbin shumë vota në zgjedhje”, kanë thënë burime në BDI që duan të mbeten anonime. Ne BDI për momentin nuk ka reagime për këto veprime kundërthënëse mes deputetëve dhe ministrave të tyre.