Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës i bën thirrje popullit të kap armët: Armiku po sulmon

Ai tha se i madh e i vogël duhet të ndihmojnë shtetin e tyre në luftën kundër Rusisë.

“I bëj thirrje popullit që të regjistrohet në njësinë e mbrojtjes territoriale të vendit. Mjafton të keni një pasaportë ukrainase për të marrë armën dhe për tu regjistruar për luftë. Armiku po sulmon, por ushtria jonë është e pathyeshme”, deklaroi ai.

Ai tha se do të fillojnë të shpërndajnë armë të vogla për të gjithë veteranët, vullnetarët e gatshme e të aftë për të mbajtur armë.