Boris Johnson e ka quajtur katastrofë për kontinentin europian atë që po ndodh aktualisht në Ukrainë.Në një reagim në Twiter ai tha se do kërkonte një mbledhje urgjente të liderëve të NATO-s sa më shpejt që të jetë e mundur.
‘’Kjo është një katastrofë për planetin tonë. Do të kem sot një komunikim me popullin sa i përket pushtimit rus në Ukrainë. Gjithashtu do të kem një komunikim me liderët e G7 dhe do kërkoj një mbledhje urgjente të liderëve të NATO-s sa më shpejt që të jetë e mundur.’’, shkroi ai në Twitter. /tvklan.al