Shkruan: Medai Shaholli
Sa është e bashkuar dhe e aftë europa t’i kundërvihet agresionit rus që kërcnon me luftë BE?
Europa e Bashkuar pëgjatë gjithë historisë së saj që nga themelimi e deri më sot është treguar ngordhalaqe dhe e paaftë t’i tregojë ‘kufirin te thana’ kërcnimit me luftë që vinte aso kohe nga Bashkimi Svjetik, por edhe sot ajo është dorëzuar nga kërcnimi për luftë i Rusisë imperialiste që përmes pushtimit të Ukrainës parashikon të mas pulsin kancelarive të langaraqëve të europës plakë.
NATO është mburoja e europës plakë por ajo nuk ka besim te francezët pasi është dëshmuar edhe në luftën e Kosovës se ka patur rrjedhje informacioni nga gjeneralët francezë për ‘vëllezërit serbë’.
Nga ana tjetër britanikët të pakënaqur nga europa shtrigë që po i kufizonte sovranitetin e tyre dolën nga ky asociacion i përçarë dhe që fliste jo me një zë, aq të zotë saqë nuk mbronin dot kufijt e saj.
Lufta në Bosnjë është një argument më shumë sesi hileqarët hollandez si forca paqëruajtëse lanë me qëllim serbët të kryenin gjenocidin e Srebrenicës.
Vetëm ndërhyrja amerikane në Kosovë ndryshoi faqen e historisë sepse shqiptarët e Kosovës po t’i kishin varur shpresat te BE-ja, sot do të kishim një ‘Kosovo i Metohija’ pa shqiptarë, ajo thjesht do ngelej një kujtim i largët dhe i hidhur për shqiptarët.
Ndaj, dekurajimi i europës plakë nga kërcnimi rus me luftë është kapitullim i dezertorëve dhe burokratëve të Brukselit para invazionit rus në Ukrainë.
Kjo është europa që nuk e duam. Kjo është europa e ndarë dhe jo e bashkuar.
E vetmja forcë që mund t’i kundërvihet agresionit rus në europë është SHBA-ja.




