Messi, lojtari më i mirë në botë aktualisht (7 herë në total) luante me De Jong te skuadra e Barcelonës.
Mesfushori holandez ka besimin se argjentinasi është më i miri në secilin aspekt të futbollit, dhe më i miri në histori të këtij sporti.
“Messi është më i miri gati në secilin aspekt të futbolli. Qoftë nëse bënim ushtrime të finalizimit, pozicionimit apo tjera aspekte të lojës: ai ishte më i miri”, ka thënë De Jong, transmeton lajmi.net.
“Asnjë lëvdatë për të nuk është e ekzagjeruar. Për mua, ai është më i miri i të gjitha kohërave”, shtoi holandezi.
Lionel Messi aktualisht aktivizohet me skuadrën e PSG, derisa Frenkie de Jong vazhdon të jetë te Barcelona, në një skuadër që po ndërron gjeneratë, nën urdhrat e Xavi Hernandez.




