Mbrojtësi i krahut të majtë, Shaw ka komentuar formën aktuale të United dhe fjalët e tij nuk përkojnë me mendimet e shumicës së audiencës së futbollit.
Anglezi thotë se skuadra e Manchester United mund ta fitojë kompeticionin më prestigjioz të futbollit me skuadra, Champions League, ndonëse sipas tij, për këtë mendim mund të cilësohet si ‘budalla’.
“Si skuadër, ne besojmë se mund ta fitojmë Champions League. Disa njerëz mund të thonë se jam i çmendur që e them këtë, por kemi besimin se mund të fitojmë”, ka thënë Shaw, transmeton lajmi.net.
“Jo shumë njerëz jashtë besojnë njësoj, por jam i sigurt se secili në dhomat e zhveshjes – lojtarët, stafi dhe menaxhmenti – të gjithë besojnë se ne mundemi”, shtoi anglezi.
Skuadra e Manchester United nuk po bën fare mirë në Premier League dhe rrezikon të mbetet jashtë top katërshes. Ata do të kenë ndeshjen e Champions League në mesjavë.