Ligji për ndërtime pa leje është në procedurë kuvendore. Nëse Parlamenti është i gatshëm për debat, këtu jemi t’i hapim të gjitha çështjet, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas kontrolli në punët ndërtimore të digës në lumin Otinja, Boçvarski theksoi se ligji tërësisht është përmirësuar dhe korrigjuar, si dhe se janë marrë parasysh propozimet e shoqatave dhe organizatave qytetare.
“Shteti ndodhet përballë kësaj sfide, të miratohet ligji. Ne e përmirësuam tërësisht. Bëmë edhe shumë hapa të tjerë me të cilat i dëgjuam dhe respektuam shoqatat dhe organizatat e qytetarëve që ligji të jetë i pranueshëm edhe për qytetarët dhe për Parlamentin. Ligji tashmë është në procedurë kuvendore, ndërkaq nëse Parlamenti është i gatshëm të debatojmë, këtu jemi t’i hapim të gjitha çështjet sepse ligji është i nevojshëm edhe për projektet infrastrukturore nacionale dhe komunale, por para së gjithash për qytetarët të cilët dëshirojnë t’i vendosin objektet e veta në kornizë legale. Kur do të thirremi si Qeveri. do të jemi në Kuvend për të diskutuar për përmirësim dhe miratim të ligjit. Është i ngujuar në Kuvend dhe presim diskutim në debat komisioni”, tha Boçvarski.