Ministria e Punëve të Brendshme njofton se dje, më datë 18.02.2022, në bazë të urdhrit gjyqësor, policët kanë kryer bastisje në Demir Hisar.
“Bastisja është kryer në shtëpinë e I.T.(35) nga fshati Vardinë, komuna e Demir Hisarit. Gjatë bastisjes është gjetur dhe marrë pushkë, për të cilën nuk ka pasur leje. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës në bazë të nenit 396 të Kodit Penal”, njofton MPB-ja, transmeton TV21.