PDSH flet për Qeverinë aktuale: Mbetemi të përkushtuar në rrugëtimin euroatlantik

Pas seancës së mbrëmshe të Qeverisë ku u votuan zëvendësministrat, znj. Fatmire Isaku u rizgjodh zëvendësministre në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“PDSH qëndron e përkushtuar në proceset euro-atlantike e në veçanti integrimin e RMV në Unionin Evropian, mbështetjen e reformave të nevojshme që vendi të zhvillohet në kuadër të sistemit të vlerave perëndimore, bashkëpunimin ndër-rajonal dhe zhvillimin ekonomik”, thekson PDSH.(INA)

Fatmire Isaku, PDSH