Zëvendësministri i Kulturës nga radhët e Alternativës, Daim Luçi për TV21 është deklaruar në lidhje me reagimet në publik për CV-në e tij të publikuar në propozimin e Qeverisë dërguar Kuvendit. Luçi thotë është përgjegjës për sferën e kulturës dhe se nuk dëshiron të komentojë për kritikat mbi CV-në e tij.
“Unë jam zv.ministër i Kulturës dhe detyra ime është që të merrem me promovimin e kulturës dhe aktiviteteve kulturore, aq më pak ia vlen të merrem me shkrime të këtilla banale”, tha Daim Luçi.
Ndryshe, në CV-në e Luçit mes tjerash shkruhet se ai ka aftësi kompjuterike në Microsoft Windows, Microsoft Word, Power Point, Excel, Google Chrome, Opera, Firefox.