Këta nxënës u bënë gati për të shkuar shkollë. E pritën gjatë autobusin, por ai nuk erdhi për t’i marrë.
Të dëshpëruar u detyruan të kthehen në shtëpi.
“Qe një javë ditë nuk ka ardhur autobusi” E tash po shkoni në shtëpi? “Jo tash do na dërgoj ndokush tjetër, patjetër duhet të shkojmë” Fare nuk ka ardhur autobusi, asnjë dit prej kur ka filluar shkolla? “Jo s’ka ardhur.”
Në mungesë të transportit publik, nëpër rrugët e Vizbegut vërehen nxënës të cilët mundohen të gjejnë zgjidhje për të shkuar në shkollë.
Prindërit thonë se janë lodhur më duke protestuar në kërkim të transportit.
“Neve po na vjen edhe marre para mediave për këtë punë qe sa vite. Ky është problem që duhet të zgjidhet. Nuk është problem që do të duhet të protestohet për çdo dit për të njëjtin problem”, tha Nebi Ibrahimi.
Sot në fshat kishte ardhur edhe një përfaqësues nga NQP, i cili po bisedonte me prindërit.
“Në bazë të deklaratës së tij është problemi që NQP nuk ka mjete të mjaftueshme dhe për fat mjeti që janë transportuar nxënësit është defekt“, pohoi Riza Ibrahimi.
Personi përgjigjes nga NQP që kishte ardhur të flas me prindërit, tha se nuk ka autobus mjaftueshëm dhe se nesër do të rregullohet ky problem. TV21 pyeti në NQP, por nga atje thonë se ka pasur mungesë të shoferëve të cilët kanë qenë të sëmurë me Kovid-19, por njoftojnë se nga nesër transporti për këta nxënës do të realizohet në bazë ta marrëveshjes së nënshkruar në mes komunave Çair dhe Butel.






