Pasi banorët panë një insert ku shfaqej Einxhel e cila thoshte se Donaldi dhe vëllau i tij binjak kishin marrë famë nga të dashurat e tyre, shpërthyen debatet.
Donaldi i revoltuar filloi duke bërtitur ndaj Einxhel dhe duke e mbrojtur punën dhe karrierën e tij profesionale.
Por, një detaj që nuk e ka kapur askush është momenti kur konsiderohet se Donaldi ka “thumbuar” Borën.
‘E di se çfarë kam bërë unë me jetën time? Në qoftë se nuk e ke kuptuar, kujdes shpirti i vogël, sepse kam sakrifikuar më shumë se ty e ndoshta edhe më shumë se dikush jashtë, përveç faktit që kanë mbajtur një fletë në dorë dhe kanë dalë të veshur bukur.’, kishte thënë Donaldi gjatë debatit ku edhe po konsiderohet direkte për moderatoren Bora Zemanin.
Einxhel gjithashtu akuzoi Donaldin se ai dhe vëllau i tij e kishin hequr nga puna vetëm pse ishte vonuar në punë pasi kishte bërë aksident.




