Pas Loredanës, edhe Mozzik tregon statusin e tij aktual dhe përshkruan llojin e femrës që dëshiron

Reperja sqaroi se është ende një nënë beqare, shkruan lajmi.net.

Pas Loredanës edhe Mozziku ka krijuar një pyetësor të tillë ku edhe ai nuk pati si t’i ikte një pyetje rreth statusit të tij.

Ai tregoi se momentalisht është beqar dhe gjithashtu u përgjigj në një pyetje tjetër për llojin e femrës që e pëlqen.

‘Stili i një femrës që të pëlqen?’, ka qenë pyetja e parashtruar për të cilën nuk mungoi një përgjigje nga Mozzik ndërsa thotë: Fundja të jetë njeri.

Nuk dihet nëse kjo kishte të bënte me lidhjet e tij në të shkuarën, pasi janë përmendur shpesh edhe mosmarrëveshjet e tij me Loredanën.

Reperët së bashku janë prindër të një vajze e quajtur, Hana./Lajmi.net/