Java e trishtë e pikëllieshme dhe e dhembshme

Shkruan: Halit Naxhaku

Java e fundi e janarit ishte njëra ndër më të kobshmet për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Vetëm për pak ditë na u komunikuan tre vdekje.Të trea shumë të rëndësishme! Nga ne u ndanë për
gjithmon: Rexhai Qerimi nga Fsh.Opojë, komuna Kumanove-Likovë.Ish-i burgosur politik, ish- ushtarë
i UCK, dhe i dënuar me burgim të përjetshëm, ku i ka mbajtur më shumë se 13 vjet burgë, në
„FERRIN E IDRIZOVES“- Vdes ende në rrethana të pa skjaruara, një ditë para se të mbahet seanca për
RIGJYKIM , „kinse“ nga gjakëderdhja në tru! Personalishtë fizikishtë nuk e njoh, nuk e kam takuar
kurrë!. Por shpirtërishtë e njoh jo vetëm unë por tashmë e gjithë shqiptaria. E di edhe çfarë ka
menduar, e di edhe nga ka hecur nëpër hapsirat e burgut, e di, e i marrë të gjitha me mendë!

Pastaj lajmi i kobshëm për vdekjen e njërit ndër patriotët më të mëdhenj ndër shqiptarët, jo vetëm
në Tetovë e Maqedoni, por edhe më gjërë ndër SHQIPTARI, që ishim dhe jemi nën (ri)okupim, i cili
nga rinia e tij e vitit të largët 1967 e deri sa ndërroi jetë në janarin e acartë të 2022, nuk u ndalë
kurrë për „BASHKIMIN KOMBETARE“ ! Të njohë mirë, të kam pasur bashkëvuajtës në qeli – në vetmi,
spitalin e Burgut, në Burgë! Organizata „Kushtrim i Lirisë“që udhëhiqte Rafi Halili, i kishte afro 30 të
burgosur politik vetëm në Idrizovë!

Pastaj, lajmi i tretë I radhës, një lajmë gjithashtu shumë i trishtë, i kobshëm dhe I dhëmbshëm se në
Collorado të Amerikës, u nda për gjithmon nga kjo botë edhe një kolos tjetër, veprimtarë e atdhetarë
i dalluar,juristi Xhemail Demiri nga Ohri, i cili së bashku me Ibrahim Dautin dhe imamin Kadri
Pollozhani të cilët përgjigjeshin për vepër të rëndë për „Shpiunim“! Poashtu të njoh mirë, në Ohër të
kam pasur kojshi, edhe në Idrizovë Kojshi, në të njejtë ndërtesë që e mbajte si burrat si të kishte hije
me plot dinjitet e krenari!

Rexhai Qerimi, nga Likova, ndërron jetë në burgun famëkeq në „Idrizovë“ Rafi Halili, nga Tetova në
Tetovë, dhe Xhemail Demiri, nga Ohri, në Amerikë.Të tre Atdhetarë të dalluar!…

Që të tre kanë shumë gjëra të përbashkëta:
Të përbashkët e kishin përkatësin kombëtare, gjuhen nënës, ishin shqiptarë,flitshin shqipë, bile diç
edhe më shumë ZEMRA SHQIPTARE, ishin siç thotë populli dhe një shok i imi i burgut LISA TE GJATE,
që kishin futur rrënjët THELLE në tokën Amë, e kokën e mbashin lartë „mbi re“ nga i shihnin të gjitha

TROJET e BASHKUARA SHQIPTARE.
Fati i përbashkët: ROBERIA KOMBETARE!
Ideali i përbashkët: LIRIJA KOMBETARE!
Qëllimi i përbashkët: BASHKIMI KOMBTARE!

Vuajtjet e pëbashkëta: në të njejtin burgë-,„Burgu i Idrizovës“,ku i latë dhe i kaluat vitet më të
mira të jetës suaj, ku e latë RININE! Madje edhe vdekjen do ta keni gati të përbashkët, brenda një
jave, vetëm dy tre ditë ndërmjet

U dëshmu edhe një herë sipas historisë se shumica e atdhetarëve, patriotëve, dëshmorëve
shqiptarë: bien, vriten apo vdesin mu në këtë muaj-JANARE!

Të tre meritojnë të shpallën HEROJ të kombit.
U prefshit në Paqe. U qoftë i lehtë dheu amë.
Ngushllimet më të sinqerta familjeve tuaja.
Rrofshin të burgosurit politikë!

P.S. Mos harroni e kam thënë e themë dhe e përsërisë edhe do ta themë e do ta përsërisë edhe në
të ardhshmën se: „e keqja më e madhe shqiptarëve u vjen nga vetë shqiptarët“, dhe „përçarja më e
madhe poashtu vjenë nga vetë ne shqiptarët“!