Prej një orë tre shtëpi në lagjen Kllukot të Tetovës janë përfshitë nga flakët. Me të marrë thirrjen për zjarr, zjarrfikësit e Tetovës kamë mbërritur në vendngjarje dhe për gati një orë po luftojnë me flakët, për mos lejuar zgjerimin e vatrës së zjarrit. Informate e para nga terreni janë se nuk ka dëme në njerëz dhe se janë evakuuar të gjithë banorët përreth vatrës së zjarrit, por raportohen dëme materiale të shumta. Zjarrfikësit ende vijojnë në shuarjen e zjarrit me autobotet e ujit, por rrugët e ngushta të lagjes dhe shtëpitë afër njëra tjetrës vështirësojnë punën e zjarrfikësve. Në terren kanë dalë edhe operatorët e EVN-së ku kanë bërë edhe shkyçjen e rrymës për të mos përhapur më tej zjarret./Alsat
Lajme Tre shtëpi përfshihen nga flakët në Tetovë




